Lajme

Prishtinën gjashtë fitoret rresht e shpijnë në vendin e dytë

Prishtinën gjashtë fitoret rresht e shpijnë në vendin e dytë

Khalid i prinë listës së golashënuesve të ekipit me 9 realizime

Prishtinë, 1 maj, 2017 – Prishtina me kryetrajnerin Arsim Thaqi nga gjashtë ndeshjet e fundit ka arritur gjashtë fitore dhe tani ndodhet e dyta në klasifikim.

Prishtina nuk është dorëzuar nga titulli i kampionit dhe minimalisht lufton për vendin e dytë ku shpreson se kjo pozitë e dërgon në Evropë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Prishtina takohet në Kastriot me Llapin dhe pastaj me Lirinë. Në javën e XXXI-të udhëton në Drenas, në javën e parafundit e pret liderin e tanishëm Trepçën ’89 dhe në ndeshjen e fundit udhëton në Skenderaj.

Paraqitjet e futbollistëve të Prishtinës në kampionat:
28 Muqiqi (1 zëvendësuar/0 zëvendësues), 26 Dallku (1/0), 25 Khalid (10/9), 24 Mankenda (6/2), 24 Curri (8/4), 22 Leci, 22 Maxhuni, 22 Krasniqi (8/1),22 Boshnjaku (4/3), 21 Pefqeli (10/3), 19 Kelmendi (6/10), 18 Kukaj (1/1), 18 Januzi (9/4), 18 Begolli (4/14), 18 Hamiti (4/11), 17 Neziri (3/4), 13 Dumani (0/4), 5 Hoxha (1/3), 4 Baftiu (2/1), 2 Sekiraqa (0/2), 1 Bekaj (0/1) 1 Grajqevci.

Golashënuesit e Prishtinës në kampionat:
9 Khalid, 4 Mankenda, 3 Krasniqi, 3 Leci, 3 Pefqeli, 2 Kelmendi, 2 Curri, 2 Januzi, 2 Kukaj, 1 Boshnjaku, 1 Neziri, 1 Begolli, 1 Dallku.

Asistuesit e Prishtinës në kampionat:

8 Mankenda, 4 Krasniqi, 3 Dallku, 2 Kelmendi, 1 Begolli, 1, Baftiu, 1 Boshnjaku, 1 Pefqeli, 1 Leci, 1 Januzi, 1 Curri