Lajme

Qendrim Zyba debutuesi më i ri me 18 vjet

Qendrim Zyba debutuesi më i ri me 18 vjet

Mesfushori përfaqëson edhe Kosovën U19

Prishtinë, 28 qershor 2019 – Mbrëmë në barazimin 1:1 kundër St Joseph’s, ka debutuar edhe futbollisti i ri 18 vjeç, mesfushori i lindur në Therandë më 03.01.2001, Qendrim Zyba. Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17, por gjatë vitit të kaluar kishte lëndime që nuk e lënin rahat dhe ndeshja e fundit që kishte zhvilluar ishte ajo me Kosovën U19 në një turne në Itali.

Megjithatë, tani është rikuperuar plotësisht dhe ka fituar besimin e shtabit teknik duke debutuar që në ndeshje ndërkombëtare duke e zëvendësuar Ergyn Ahmetin në minutën e 78-të.

Talentit Zyba i dëshirojmë sa më pak lëndime, klubi pret jashtëzakonisht shumë nga i riu therandas i cili dita ditës është duke e shpaguar besimin që ka.