Lajme

Ramadani: Për të arritur deri te trofeu duhet të ndeshesh edhe me rival të fortë

Ramadani: Për të arritur deri te trofeu duhet të ndeshesh edhe me rival të fortë

“Momentalisht mendojmë vetëm në ndeshjen e nesërme kampionale”

Prishtinë, 18 shkurt 2021 – Feronikeli dhe Prishtina do të ndeshen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës. Në këtë raund garash zhvillohet vetëm një ndeshje eliminuese dhe do të zhvillohet me 16 ose 17 mars.

Prishtina dhe Feronikeli për Kupën e Kosovës janë takuar vetëm dy herë, në të dy rastet Feronikeli ishte vendas, por ndeshjet ishin zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Në dy rastet Prishtina kishte kaluar tutje, më 2002/03 në 1/16 e finales (9:0) dhe 2012/13 (2:1 pas vazhdimeve).

Prishtina në tre ndeshjet e fundit kampionale ka fituar dy herë (3:1 dhe 1:2) dhe ka barazuar një takim (0:0 në Prishtinë) ndaj “industrialistëve” të Drenasit.

Zekirija Ramadani

Ramadani:  Për të arritur deri te trofeu duhet të ndeshesh edhe me rival të fortë

“Për të arritur deri te trofeu, normalisht duhet të përballesh me të gjithë rivalët. Fati ishte të na binte shorti me Feronikelin, por të jem i sinqertë momentalisht nuk e mendoj fare Kupën, pasi që nesër kemi ndeshje tejet të rëndësishme kampionale. Ndeshjet e Kupës gjithmonë sjellin befasi, zhvillohet vetëm një ndeshje dhe kur të vjen ndeshja për t’u ndeshur me Feronikelin do ta mendojmë edhe Kupën”, ka thënë kryetrajneri, Zekeria Ramadani.