Lajme

Ramadani: “Qëllimi ynë të shënojmë gol”

Ramadani: “Qëllimi ynë të shënojmë gol”

“Shpresoj mos të jetë përshtatur ende trajneri i ri me skuadrën”

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani, ka mbajtur konferencë shtypi para gazetarëve hungarez.

Nuk munguan asnjë prej medieve kryesore hungareze, ndërsa nga pyetjet dukej se ishin mjaft të informuar për skuadrën tonë.

“E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta”, tha Ramadani.

Ndërsa, Ramadani ka theksuar se skuadra vendase e Ferencvarosh është favorit absolut para përballjes së nesërme.

“Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e nesërm kanë një trajner të ri duke shpresuar që  mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti”, theksoi Ramadani.

Në insistimin e gazetarëve se me çka nënkupton me rezultat pozitiv se në çka konkretisht mendon ai, Ramadani tha:

“Gjithsesi me ndonjë barazim do të isha shumë i kënaqur, por ndonjëherë edhe kjo është vështirë e arritshme po nuk shënove gol. Thjesht, qëllimi ynë nesër është të shënojmë një gol. Dhe, duke i besuar shumë mbrojtjes sime, dhe po ia dolëm të shënojmë gol, atëherë jam i sigurt që kundërshtarit do të ia vështirësojmë shumë punët”, ka thënë Ramadani.

Ramadani tregoi edhe në vëmendjen që ka, sidomos ndaj tre futbollistëve vendas, portierit, Uzuni, Tokmac, futbollistë këta që dinë të bëjnë dallimin.

Ramadani u pyet se ku e sheh forcën e Prishtinës, i cili nuk ka dha emra individual duke u mbështetur te grupi.

“Kemi qenë 14 pikë mbrapa, ia dolëm t’i kompensonim, të shpalleshim kampion dhe ja ku jemi tani këtu sot”.

“Do të mbështetemi te grupi, assesi te ndonjë individ, por vetëm në grup”, ka mbyllur konferencën, Ramadani.