Lajme

Ramadani: Short që na gëzon, por me kaq puna nuk mbaron

Ramadani: Short që na gëzon, por me kaq puna nuk mbaron

Kryetrajneri prishtinas komenton shortin

Prishtinë, 8 qershor 2021 - Kryetrajneri bardhekaltër, Zekirija Ramadani ka analizuar shortin dhe përballjen me kampionët e San Marinos.

Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë deri sa të vije dita e ndeshjes”, ka thënë kryetrajneri, Ramadani.