Lajme

Reagim demanti

Reagim demanti

Nuk do të sjellim futbollistë nga jashtë vendi

Prishtinë, 8 qershor 2020 – Brenda pak ditësh në dy raste po qarkullon një lajm i rrejshëm nëpër disa portale se kinse Prishtina po negocion me një futbollist të huaj nga Liga tre apo katër e Finlandës të cilit as emrin nuk ia dimë.

Është çudi e madhe që përmenden tre skuadra në luftë për trofe dhe na bënë të mendojnë thellësisht në ndonjë luftë të pistë nga njëra prej klubeve të cilave nuk përmendet si e “interesuar” për shërbimet e këtij futbollisti të panjohur.

Ne Ju sugjerojmë të jeni të qetë, sepse Prishtina nuk e ka më ndërmend të sjell lojtar nga jashtë vendi, por për lojtarët brenda kampionatit tonë nuk iu garantojmë!

FC Prishtina ka fond të jashtëzakonshëm futbollistësh me të cilët jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe me të cilët jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit që kemi.