Lajme

Remzi Ejupi mysafir nderi në darkën zyrtare para ndeshjes Turqi - Shqipëri

Remzi Ejupi mysafir nderi në darkën zyrtare para ndeshjes Turqi - Shqipëri

11 tetor 2019, Turqit i nderon me fanellë të FC Prishtina

Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, është mysafir nderi në ndeshjen Turqi - Shqipëri e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Sukru Saracoglu” në Stamboll.

Ejupi që është president edhe i kompanisë së fluturimeve “Eurokoha”, ka qenë i ftuar edhe në darkën zyrtare para ndeshjes ku presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir me delegacionin e Federatës, e kanë mirëpritur Federatën Shqiptare të Futbollit në krye me presidentin Armand Duka.

Ejupi me këtë rast, miqtë nga Turqia kryetarit Ozdemir dhe nënkryetarit, u ka bërë dhuratë nga një fanellë të Prishtinës.

Ndryshe, kompania “Eurokoha” dhe FSHF tash e shumë kohë kanë marrëveshje bashkëpunimi.