Lajme

Riformatim i Shkollës së futbollit

Riformatim i Shkollës së futbollit

Artan Luzi drejtor, Armend Dallku trajner U19

Debatik Curri - Bahri Berisha - Armend Dallku

Prishtinë, 2 gusht 2019 – FC Prishtina ka emëruar drejtor të Shkollës së futbollit, Artan Luzi. Trajneri nga Tirana, me përvojë me akademi të futbollit në Itali, ndihmës i parë i kryetrajner Josa, ka marrë përsipër punën e vështirë të riformatimit të Shkollës së futbollit e cila ka katër vite has në vështirësi të mëdha, sidomos ato të infrastrukturës.

Luzi, me ambicie pozitive, ka përveshur mëngët dhe menjëherë ka filluar së aplikuari plan-programin e programuar ai për punën e ardhshme me të rinj.

FCP

Shkolla e futbollit të FC Prishtina, me 11 trajnerë, koordinatorin e Shkollës si dhe fisioterapeutin do të punoj nga të gjitha grupmoshat e reja duke filluar nga mosha 6 vjeç.

Shkolla e futbollit të FC Prishtina do të stërvitet tre herë në javë nga gjenerata U6 deri U11.

Gjeneratat U11 deri te U17 katër herë në javë.

U19 e skuadrës stërvitet konform ekipit të parë.

Bahri Berisha - Artan Luzi

Të gjitha grupmoshat stërvitjet i mbajnë, deri në përfundimin e fushave të klubit, në fushën e Rilindjës në Toukbaçe dhe në stadiumet e mbyllura “Prince”. Ditët e stërvitjes janë e martë, e premte, e shtunë dhe e diel nga ora 08:00 deri në ora 12:00.

Pagesa për grupmoshën U6 deri U11 është 30 euro, ndërsa nga grupmosha U11 deri te U17 – 40 euro.

Për të gjithë fëmijët që bëjnë pagesë vjetore u ofrohet seti i pajisjeve si dhe transporti falas dhe nga shuma e përgjithshme bëhet zbritje prej 50 eurosh.

Për herë të parë, pas shumë kohësh, edhe Shkolla e futbollit do të vishet me fanellat e njëjta sikurse ekipi i parë të firmës “Jako”.

Shhkolla e futbollit FC Prishtina

Artan Luzi, ish-futbollist i Tiranës, ka udhëhequr në kategori të reja të “Benevento Calcio”, si trajner U19 dhe trajner i dytë i “Campo Baso Calcio” në Seria “C” si dhe ka punuar si drejtor teknik në shkolla të futbollit në Itali. Po ashtu është ndihmëstrajner i parëdhe përgatitës atletik në ekipin e parë të FC Prishtina nga viti 2018.

- Në Bienieiveno 2011-12
- Campobasso 2012-13
- FC Prishtina 2018 -

Artan Luzi

Kushtrim Sopa, i lindur më 22.08.1987 – koordinator i Shkollës.
Kushtrim Sopa

Enis Ibrahimim, i lindur më 08.07.1995 – fisioterapeut i kategorive të reja.
Enis Ibrahimi

Armend Dallku, ish-kapiteni i skuadrës dhe ish-futbollisti i Kombëtares me karrierë brilante ndërkombëtare, i lindur më 16.06.1983 – trajner i U19.
Armend Dallku

Debatik Curri, ish-futbollisti i Prishtinës, Kombëtares dhe anëtar i shumë klubeve ndërkombëtare, i lindur më 28.12.1983 – trajner në ekipin e parë dhe në Shkollën e futbollit, FC Prishtina.
Debatik Curri

Leutrim Krasniqi, trajner i shumë Shkollave të futbollit, i lindur më 04.05.1989 – trajner i U17.
Leutrim Krasniqi

Faton Neziri, trajner i shumë Shkollave të futbollit, i lindur më 15.03.1984 – trajner i U17.
Faton Neziri

Agon Krasniqi, i lindur më 18.09.1991 – trajner i U15.
Agon Krasniqi

Suad Keçi, ish-futbollist i Prishtinës, ish-kryetrajner i Prishtinës, i lindur më 05.12.1971 – trajner i U13.
Suad Keqi

Azem Ahmeti, ish-kapiten i skuadrës me më së shumti paraqitje me fanellën e Prishtinës pas luftës, i lindur më 19.01.1984 –trajner U6 – U11
Azem Ahmeti

Agon Ramadani, ish-futbollist i spikatur, për shumë vjet futbollisti më i mirë i futsallit në Kosovë, i lindur më 31.08.1990 – trajner U6 – U11.
Agon Ramadani

Bahri Berisha, ish-trajner i ekipit të parë të Prishtinës për 25 vite rresht, i lindur më 25.06.1955 – trajner i portierëve.
Bahri Berisha

Jeton Berisha, i lindur më 18.04.1989 – trajner i portierëve.
Jeton Berisha