Lajme

Rrahman Haradini viziton ekipin

Rrahman Haradini viziton ekipin

Skuadrën sot ka vizituar aksionari nga Zvicra

Prishtinë, 12 qershor 2020 - Sot skuadrën në seancën stërvitore ka vizituar edhe njëri prej dy aksionarëve më të mëdhenj të klubit, Rrahman Haradini i cili me vendbanim ndodhet në Zvicër dhe vetëm tani pas lehtësimit të masave pas pandemisë, pas disa muajve, ka vizituar futbollistët.

Qëndrimi i Haradinit ishte i shkurt dhe i qartë, qëndron prapa futbollistëve fuqishëm dhe iu është falënderues që skuadra ka përparuar kaq shumë edhe pse jemi ndodh në kushtet e pandemisë.

Konstatimi i përgjithshëm ishte se skuadra duhet luftuar deri në fund për qëllimin që ka para vetes, titullin kampion dhe fitimin e trofeut të Kupës.