Lajme

Rruga drejt finales së Kupës

Rruga drejt finales së Kupës

5 ndeshje – 5 fitore

Prishtinë, 17 qershor 2020 – Thonë që rruga drejt Evropës është më e lehtë nëpërmjet Kupës se sa kampionatit. Dhe, Prishtina nuk ia ka lënë rastit dhe që tani me njërën këmbë duket se është sërish, të paktën në Evropë. Këtë ia shton edhe fakti që në finale do të ndeshet me njërin prej katër skuadrave pretendente për titull, Ballkani dhe tani probabiliteti është shumë më i madh që bardhekaltrit sërish të jenë në Evropë.

Ç’është e vërteta, Prishtina nuk e kishte rrugën aq të vështirë drejt finales, nga 5 takime 4 i zhvilloi në fushën e saj dhe do të ishte sensacion i vërtetë ndonjë gabim eventual. Por, gabimet ndodhin dhe skuadrës i kishte ndodhur edicionin e kaluar duke u eliminuar në “Fadil Vokrri” nga autsajderët e Trepçës ’89.

Prishtina këtë edicion së pari mposhti Minatorin e Magurës 4:0, me golat e Korenicës 37’, Mankenda-s 48’, Shillovës 52 dhe Ukës 59.

Raundi pasues doli të jetë më i vështirë dhe skuadra fitoi minimalisht në “Fadil Vokrri”, ndaj Arbërisë së Dobrajës, e cila ka siguruar Superligën, 1:0 (Korenica 27 p.).

Në dy ndeshjet e para skuadra ishte mysafire.

Kurse, shorti kishte dashur që në çerekfinale, Prishtina të ishte vendas dhe mposhti me lehtësi Vushtrrinë, 4:1 (Krasniqi 2’, John 26’, 79’, Ahmeti 73’ – Driton Fazliu 45’+1).

Ndërsa në dy ndeshjet gjysmëfinale, Prishtina mposhti me rezultat të përgjithshëm Drenicën me 6:2 (3:0/3:2).

Për skuadrën në 5 ndeshje u paraqitën plot 26 futbollistë.
5 Bekteshi (1/0), 5 Miftaraj (1/1), 5 Ibrahimi (1/1), 5 Mankenda (1/2), 4 Korenica (2/2), 4 Ahmeti (1/1), 4 Krasniqi (1/0), 4 Boshnjaku (2/1), 4 Uka (1/1) 3 Haxho, 3 John (3/0), 3 Abazi, 3 Januzi (2/0), 3 Bardhoku (0/2), 3 Zyba (2/0), 2 Thaqi, 2 Shillova (0/1), 2 Bekaj (1/0), 2 Hila (1/0), 2 Zhuri (0/2), 1 Vitija, 1 Dushi (0/1), 1 Muqiqi (0/1), 1 Selimi (0/1), 1 Xhaka (0/1), 1 Bajgora (0/1).
Prishtina ndeshjet i përfundoi para finales me golldallim, +12, 15;3 dhe golat i shënuan 10 futbollistë.3 Korenica, 2 Krasniqi, 2 Januzi, 2 John, 1 Abazi, 1 Bekteshi, 1 Ahmeti, 1 Mankenda, 1 Shillova, 1 Uka.
Ndërsa 7 futbollistë regjistruan asistime.
4 Mankenda, 2 Hila, 2 Korenica, 2 John, 1 Thaqi, 1 Abazi, 1 Vitija.