Lajme

Sabien Lilaj mungon dy javë

Sabien Lilaj mungon dy javë

Mesfushori ka zgjatur muskulin

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin “Royal Medical” nga ortopedi specialist, Qerim Kida,  është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.

Shpresojmë dhe urojmë futbollistin tonë në shërim sa më të shpejtë.