Lajme

Samuel Mone lirohet nga spitali

Samuel Mone lirohet nga spitali

Falënderim doktor Naser Salihut

18-vjeçari i talentuar nga Gana, Samuel Mone, që nga ardhja në Prishtinë, me paraqitjen e tij të parë u pa talenti i tij, po ishte shumë i pafat, së pari iu infektua gishti i këmbës e pastaj nja goditje me top në sy, gjendja e tij u komplikua shumë.

Duke parë moshën e djaloshit dhe vendodhjen shumë larg vendit të lindjes, qëndrimi i tij ishte i një të rrituri më përvojë, e megjithatë trajtimi profesional në QKUK nga repartin e Oftamotologjisë e posaçërisht Profesorit të nderuar, doktor Naser Salihut, Ardian Shabanit e Reshat Zymberit - Samuel Mone shumë shpejtë prite t’i bashkohet shokëve në seanca treningu e të cilët sot kanë ndeshjen më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. 

Përndryshe duhet cekur se Prof.dr. Naser Salihu ka mbaruar trajnime më qendrat më të mëdha evropiane të oftalmokirurgjisë, kurse aktualisht është kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës.