Lajme

Sermaxhaj: Na munguan lojtarët me cilësi defensive

Sermaxhaj: Na munguan lojtarët me cilësi defensive

“Loja jonë u pëlqye nga njohës të futbollit”

Prishtinë, 5 janar, 2017 – Pas përfundimit të turnirit të sontëm, meqërast Prishtina në çerekfinale u eliminua nga CZ Jena, e cila në fund triumfoi dhe mori turnirin, futbollistët u rikthyen në hotel “Atlanta” ku kanë gjetur ngrohtësinë nga i ftohti i acartë që po mbizotëron në Gjermani me temperatura -10 e më shumë.
Pas darkës, për uebfaqen zyrtare të klubit ka dhënë prononcim të shkurtër edhe trajneri, Sami Sermaxhaj. Ndërsa më vonë vlerësimet e tij para futbollistëve do t’i jap edhe kryetrajneri e drejtori sportiv, Lutz Lindemann.

Sermaxhaj: Na munguan lojtarët me cilësi defensive - loja jonë u pëlqye nga njohës të futbollit

“Kohëzgjatja e ndeshjeve prej vetëm dhjetë minutave, ishte e shkurtër për t’u adaptuar në kushtet e fushës së lojës dhe mungesa e lojtarëve me cilësi defensive ishin faktorët që na pamundësuan që sonte t’i merrnim rezultatet e duhura. Por, sa i përket lojës, jo se them unë, por është pëlqyer edhe nga njohës të futbollit që ishin sonte prezent”, ka thënë trajneri, Sami Sermaxhaj