Lajme

Shend Kelmendi falenderon

Shend Kelmendi falenderon

“Falenderoj kryesine e Klubit FC Prishtina, Plisat dhe Komunen e Prishtines qe me nderuan me cmimin per vitin 2015. Shpresoj qe ky do te jete vetem fillimi i suksesit tim, sepse perpjekja ime per ta prezentuar fanellen bardh e kaltert nuk do te ndalet me kaq”, ka thene Kelmendi.

Kelmendi ka debutuar nga Shkolla e futbollit FC Prishtina ne ekipin e pare me 15 shtator te vitit 2013 ne Gjilan kunder Drites kur ishte aktivizuar si zevendesues te Liridon Latifit (te lenduar, tani futbollist i Skenderbeut) ne minuten e 29-te, kurse, edhe pse skuadra eshte me nje futbollist me pak dhe me disavantazh, Shend Kelmendi kishte shenuar golin e barazimit dhe te nje pike ne minuten e 78-te.
Nga ajo dite, Kelmendi ka regjistruar 61 ndeshje kampionale dhe 12 gola.

Kelmendi shume shpejt pritet te provohet me aranzhim te klubit ne Gjermani, por do te jete pjese e Prishtines me cdo kusht edhe ne stinorin e veshtire pranveror.

Me 9 janar do te behet perzgjedhja e futbollisit me te mire ne Kosove nga FFK-ja dhe votuar nga trajneret, e qe besojme se ne vleresimin e tyre te kete vend edhe per futbollistin me te mire te Prishtines per kete vit kalendarik.

Foto nga debutimi ne Gjilan, 15 shtator, 2013 - Gjilan (Drita - Prishtina 1:1).

Shend Kelmendi