Lajme

Shend Kelmendi, futbollisti me i mire i Komunes se Prishtines

Shend Kelmendi, futbollisti me i mire i Komunes se Prishtines

Sportistet e vitit 2015

Nga dhjete sportistet qe u vleresuan nga grupi i perzgjedhur nga Komuna e Prishtines e qe kryesisht vinin nga te gjitha mediat elektronike dhe te shkruara, vleresuan sulmuesin e krahut te Prishtines, Shend Kelmendin, te radhitur si i pesti.
Kelmendi eshte femije i FC Prishtina. Ka debutuar per ekipin e pare duke shenuar gol ne debutim, ne vjeshte te edicionit 2013/14 (Drita - Prishtina 1:1). Deri me tani ka regjistruar 61 ndeshje kampionale duke shenuar 12 gola, por ky gjysme edicion vleresohet si me i miri i tij, duke shenuar gjashte gola, si golashenues i pare i skuadres dhe njekohesisht nje asistim nga 16 paraqitjet kampionale.
Pa dyshim, eshte ky viti i Kelmendit si futbollisti me i mire i skuadres.

“Cdo vleresim qe vije, i gezohem dhe me motivon akoma me shume, qe te jap cdo gje nga vetja ime, te arrij si ne aspektin personal e po ashtu edhe t’i ndihmoj skuadres te ngritet nga fundi i tabeles, cka pa dyshim besoj se nje gje te tille do t’ia arrijme ne pranvere”

, ka thene Kelmendi per uebfaqen e klubit.

Ahmet Beselica

Ahmet Beselica, gardiani i portes se Prishtines nga viti 1990 deri ne perfundim te karrieres ne vitin 2006 ka lene paraqitje te shkelqyera me skuadren tone duke fituar cdo trofe qe mund te fitohet. Tani, trajner i portiereve ne skuadren tone, u vleresua per kontribun e dhene ne futboll.
“Si futbolliste e kam dashur suksesin qe te vleresohem. Kurse tani, ky vleresim do te thote se nuk jam harruar pere krejt cfare kam dhene dhe me bene te ndjehem mire pa dyshim”, ka thene Beselica.

Malsor Ajeti

Malsor Ajeti, talenti i kategorive tona te reja, futbollist i grupmoshes U-17, eshte vleresuar nder talentet me te mire te Komunes se Prishtines. Ajeti, ka shkelqyer me skuadren e tij qe e udheheq trajneri Kushtrim Munishi dhe padyshim eshte e ndritshme e ardhmja e tij.

Qendresa Krasniqi

Qendresa Krasniqi, me skuadren e FCF Prishtina, dy vite radhazi eshte shpalle kampione, ndersa vitin e kaluar pervec titullit te kampionit kishte fituar, si futbollistja me e mire, edhe Kupen e Republikes, cka me merite u vleresua ne mesin e dhjete sportisteve te komunes sone. Por, nuk u vleresua edhe trajneri Suad Keci, te cilin e kishte nominuar klubi yne dhe qe ishte me i merituari per trofete ne futbollin e femrave me skuadren e Prishtines.

Po ashtu me mirenjohje u vleresuan per mbeshtetjen maksimale edhe tifozeria numer nje ne vend, “Plisat”.


Avni Durmishi