Lajme

Shend Kelmendi – vazhdon kontratën edhe për tre vite

Shend Kelmendi – vazhdon kontratën edhe për tre vite

Ylli bardhekaltër ka të regjistruara 89 paraqitje zyrtare dhe 14 gola

Prishtinë, 22 shkurt, 2017 – Shend Kelmendi – 22 vjeç, futbollist i Akademisë së futbollit FC Prishtina, me fanellën bardhekaltër ka debutuar në vjeshtë të vitit 2013, meqë rast kishte shënuar edhe golin e tij të parë zyrtar.

Me 89 paraqitje për 3,5 vite me fanellën zyrtare të Prishtinës, ka shënuar 14 gola duke qenë kështu golashënuesi më i mirë aktual i skuadrës në historinë e klubit të pasluftës.

Me këtë rast, FC Prishtina, edhe njëherë bënë me dije, se do të mbesë çerdhja e vetme e sigurt, si për talentet e dala nga Shkolla jonë dhe për të gjithë futbollistët e rinj me të ardhme të ndritur.

“Më pëlqen të qëndroj në Prishtinë, në klubin tim të zemrës me të cilin jam rritur. Por, pa dyshim, jam i kënaqur edhe me kushtet e ofruara dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë që edhe për tre vite do të jem pjesë e ekipit me përbërje të futbollistëve kaq të mirë. Kuptohet, ëndërr e gjithsecilit futbollist është të dal në Evropë dhe normalisht po erdhi ndonjë ofertë, por vetëm ofertë shumë e mirë, në bashkëpunim me klubin, atëherë edhe do ta pranoja”, ka thënë 9-shi bardhekaltërt, Shend Kelmendi, i cili në sezonin 2016/17 ka regjistruar 11 paraqitje duke shënuar edhe 1 gol, por tani është në formën e tij optimale dhe skuadra si dhe adhuruesit e klubit presin maksimumin nga ai.