Lajme

Shorti i Kupës së 1/8 së finales

Shorti i Kupës së 1/8 së finales

Liria – Prishtina, zhvillohet 8/9 dhjetor

Prishtinë, 30 nëntor 2018 – Sot në ambientet e Federatës në prezencën e përfaqësueseve të klubeve është hedhur shorti për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës. Fati deshi që Prishtina sërish të jetë udhëtuese te rivalët e moçëm të Lirisë në Prizren. Dy-herë fituesit e Kupës, Liria dhe gjashtë-herë fituesit, Prishtina, ndeshjen e këtij raundi pritet të zhvillojnë në fundjavën e ardhshme më 8/9 dhjetor. Edhe ky raund zhvillohet vetëm me një ndeshje, ndërsa në rast barazimit luhet vazhdimet dhe eventualisht penalltitë. Ndërsa Liria ka mposhtur anëtarin e Ligës dytë (kategoria e tretë) Lugun e Baranit si mysafir 11:0, Prishtina ka fituar si udhëtuese ndaj Drenicës pas ekzekutimit të penalltive (0:0 /5:4).

Çiftet e 1/8 së finales, 8/9 dhjetor

Liria - Prishtina
Trepça ‘89 - Flamurtari
Fushë Kosova - Ferizaj
Drita - 2 Korriku/Minatori (Magurë)
Ballkani - Gjilani
Besa - Vëllaznimi
Dukagjini (Klinë) - Feronikeli
Kika (Hogosht) - Istogu