Lajme

Shorti i rëndë, e mira që luajmë vendas

Shorti i rëndë, e mira që luajmë vendas

Ramadani: Superkupën do të provojmë të fitojmë, por përqendrimi në Kupë

Prishtinë, 12 janar 2020 – Ekipi bardhekaltër po vazhdon me fazën e përgatitjeve dimërore. Skuadra po punon në mënyrë të kombinuar, në fushë të mbyllur, në atë hapur dhe ne seancat e fitnesit.

Skuadra pritet që më 19 janar të udhëtoj në Antalya të Turqisë dhe me gjasë të madhe atje do të zhvilloj edhe ndeshjen e Superkupës me Dritën.

Ndërkohë dje është mësuar edhe shorti i 1/8 së Kupës ku Prishtina do ta pres Dritën dhe për të gjitha këto zhvillime na flet kryetrajneri, Zekirija Ramadani.


Shorti i Kupës

Shorti është i rëndë, por e mira është që luajmë vendas. Drita është kampion aktual, është kampion vjeshtor, kundërshtar i fortë dhe i respektuar, pra short i rëndë, por e mira është që luajmë si vendas, shumë më mirë se po të luanim në Gjilan”.

Superkuka dhe Kupa: Drita

Janë dy gara të ndryshme dhe patjetër që fokusi kryesor në përballje me Dritën do të jetë për Kupë. Superkupa është ndeshje prestigji dhe mesiguri do të jetë ndeshja jonë e parë në fazën përgatitore. Normalisht do të provojmë atë trofe, por përqendrimi maksimal i yni është ndeshja e Kupës më 10 shkurt, sepse kuptohet është garë që na sjell Evropën dhe aty do të jetë përkushtimi maksimal i yni”. 

Ekipi pa lëndime

“Ekipi është mirë, nuk kemi asnjë lëndim më të vogël dhe futbollistët janë duke e dhënë maksimumin në këto kushte që i kemi dhe në këto rrethana po provojmë të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundshme. Futbollistë janë duke treguar karakter në çdo seancë stërvitore, pa marrë parasysh se fusha është e mbuluar me borë dhe jam i bindur që do të jemi shumë më mirë se në stinorin vjeshtor”.

Vajtje-ardhjet, me gjasë kanë përfunduar

Më nuk do të lirojmë futbollistë dhe me gjasë nuk do të ketë as ardhje tjetër. Me gjithë disa kontakte, ne kemi thënë që çdo ardhje e re duhet të jetë të paktën i barabartë me cilësitë që posedojmë, ose më i mirë. Nëse nuk kanë cilësi, atëherë ne më nuk kemi nevojë për futbollist vetëm sa për numër, thjesht na duhet vetëm cilësia”.