Lajme

Shorti i UEFA Europa League

Shorti i UEFA Europa League

Prishtinë, 8 gusht 2020 - Nesër në Nyon të Zvicrës nga ora 13.00, hedhet shorti i raundit paraeliminator i UEFA Evropa Ligës. Zhvillohet vetëm një ndeshje, nga çiftet që tërhiqet e para në fushën e saj zhvillohet ndeshja. Prishtina mund të ndeshet me njërën nga tre skuadrat nga Ishujt Faroe, dy nga Andorra dhe San Marino dhe një nga Gjibraltari.

Shorti i UEFA Europa League
Raundi paraeliminator
E diel, 9 gusht - ora: 13.00

Kundërshtarët e mundshëm:

Lincoln Red Imps Gjibraltar (5.250)
FC Santa Coloma Andorrë (4.500)
B36 Torshavn Ishujt Faroe (3.750 )
La Fiorita San Marino ( 3.000)
Tre Penne San Marino (2.250)
NSI Runavik Ishujt Faroe (2.250)
HB Torshavn Ishujt Faroe (2.000)
UE Engordany Andorrë (2.000)