Lajme

Shqiprim Taipi dhe Jefferson Freitas futbollist të Prishtinës

Shqiprim Taipi dhe Jefferson Freitas futbollist të Prishtinës

Në momentet e fundit të afatit kalimtar mbyllen transferet

Antalya, 31 dhjetor, 2018 - Klubi ka arritur edhe dy marrëveshjet e fundit me dy futbollistë të rinj. Sulmuesi nga Brazili i cili ndodhet në prova në skuadër ka kaluar ato dhe në momentin e fundit është siguruar transferimi.

Ndërsa përforcimi më i madh i këtij afati është mesfushori nga Tërnoci i Bujanocit, Shqiprim Taipi. Taipi deri më tani ka qenë futbollist i Shkupit i huazuar nga Shkëndija e Tetovës. Taipi 20 vjeç, i lindur më 12 shkurt të vitit 1997 është mirëpritur sot nga bashkëlojtarët në ndeshjen kontrolluese me Akademija Pandev.

I zbuluar nga Shkëndija, dhe me paraqitje në ndeshjet kualifikuese në Europaligë me skuadrën tetovare, si lojtar i huazuar është aktivizuar edhe me Horizont e FC Shkupi nga Maqedonia.

Ndërsa Freitas De Souza do të përmbush listën e sulmuesve bardhekaltër ku do të jetë në konkurrencë të fortë me Ahmed Januzin, Basit Khalid e Arbër Hoxha.