Lajme

Shtyhet Feronikeli – Prishtina, luhet më 7 nëntor

Shtyhet Feronikeli – Prishtina, luhet më 7 nëntor

Prishtina ka katër futbollistë të grumbulluar në Përfaqësuese

Prishtinë, 8 tetor 2018 – Java e X e Ipko Superligës zhvillohet në mesjavë më 17 tetor dhe ndeshja e paraparë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës është shtyrë dhe zhvillohet me 7 nëntor. Pasi që Prishtina ka katër futbollistë të grumbullim me Perfaqësuese dhe tre prej tyre një ditë para këtij dueli zhvillojnë ndeshjen kualifikuese të U21 në Izrael. Andaj Komisioni i garave ka shtyrë ndeshjen për muajin nëntor.

FC Prishtina në Përfaqësuesen “A” ka të grumbulluar trajnerin e portierëve, Ahmet Beselica dhe portierin Visar Bekaj.

Ndërsa për Kosovën U21 ka të ftuar Meriton Korenicën, Arbër Hoxhën dhe Donat Hasanaj.

Prishtina do ta zhvilloj ndeshjen e ardhshme në kuadër të javës së XI në fundjavën 20/21 tetor në stadiumin e qytetit kundër KEK-ut.