Lajme

Skuadra del në fushë të hapur

Skuadra del në fushë të hapur

E pret fushë e rënduar

Kastriot, 15 shkurt, 2017 – Pas shumë kohësh, më se dy muaj, skuadra sërish ka shkelur fushën ndihmëse të stadiumit të KEK-ut, “Agron Rama”. Megjithë kohën e mirë me diell, fusha e rënduar i priti sërish futbollistët tanë. Por, ndeshjet nuk presin dhe duhet punuar edhe në këto kushte. Ndeshja me Vëllaznimin në kuadër të tetës së finales së Kupës e cila zhvillohet në Gjakovë të dielën më 19 shkurt nga ora 12.30, jep vullnet për punë dhe për përgatitje maksimale para kësaj sfide të rëndësishme.