Lajme

Skuadra ka mbërri dhe është vendosur në Linkoping

Skuadra ka mbërri dhe është vendosur në Linkoping

Në ora 20:00 mbahet treningu në Norrkoping

Linkoping, 28 qershor, 2017 - FC Prishtina ka arritur sot në mëngjes në Suedi, ndërsa është vendosur në hotel “Scandic” të qytetit të Linkopingut - 40 kilometra larg Norrkopingut.

Megjithëse udhëtimit paska të lodhshëm, skuadra pati kohë të pushonte, ndërsa në mbrëmje nga ora 20:00 mban treningun e paraparë para ndeshjes për çka iu informojmë më vonë.

Ndërsa skuadrën në aeroport e ka pritur një delegacion i Ambasadës tonë në Suedi.

Skuadra sot mban konferencë shtypi në stadiumin e Norrkopingut në ora 19.30.