Lajme

Skuadra kthehet në Kastriot në kushtet aspak të mira

Skuadra kthehet në Kastriot në kushtet aspak të mira

Nesër miqësorja me Vëllaznimin

Kastriot, 31 korrik, 2017 – Pas dhjetë ditëve të përkryera të fazës përgatitore në kushtet optimale të kompleksit të hotelit “Onix” të Banjës, skuadra rikthehet në Kastriot – në fushën ndihmëse, aspak të mirë. Pra, bardhekaltrit po vazhdojnë vuajtjet për fushë stërvitore!

Ndërsa nesër, e martë – 1 gusht, në Gjakovë nga ora 17:00 ndeshet në miqësore me Vëllaznimin – skuadra me nam e futbollit tonë e rikthyer këtë edicion në Superligë.

Ndërsa të dielën më 6 gusht në Shkup nga ora 17:00 ndeshet në stadiumin e “Çairit” me Shkupin, ish-Sloga- tre herë kampione e Maqedonisë, anëtare e elitës së futbollit të Maqedonisë.

FC Prishtina

Nga e majta në këmbë: Nd.trajneri: Armend Simnica, Diar Miftaraj, Ergyn Ahmeti,
Basit Abdul Khalid, Agon Xhaka, Visar Bekaj, kryetrajneri: Arsim Thaqi, Alban Muqiqi, Laurit Behluli,
Armend Dallku, Debatik Curri, Drashko Bozhoviç, Ahmed Januzi, Mentor Mazrekaj, tr.i portierëve:
Ahmed Beselica
Ulun nga e majta: Gentrit Dumani, Lorik Boshnjaku, Blend Baftiu, Granit Jashari, Abdul Bashiru,
Arbër Hoxha, Kastriot Selmani, Përparim Osmani, Bleon Sekiraqa, Lorik Maxhuni, Mërgim Pefqeli,
Liridon Fetahaj, Gauthier Mankenda