Lajme

Skuadra kthehet nga Gjermania

Skuadra kthehet nga Gjermania

Është nxjerr mësimi nga katër turnetë e Thuringenit në Gjermani

Prishtinë, 9 janar, 2017 – Ekspedita e Prishtinës është rikthyer sot nga qëndrimi pesëditor në Gjermani. Ata, me vete kanë marrë mësim të mirë, të duhur nga përballja me skuadrat ndërkombëtare. Për këtë më së miri flasin vetë akterët e qëndrimit në Gjermani.

Përndryshe, edhe për një javë në prova te skuadra e Greuther Furth kanë mbetur edhe pesë futbollistë, Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani. Sëbashku me ta do të qëndroj edhe trajneri, Sami Sermaxhaj.


FC Prishtina kthehet nga turneu në Gjermani by gazetazeri

Thaqi: Me ekip të ri që kemi shkuar – jemi të kënaqur

“Na atje jemi prezantuar me lojtarë shumë më të ri, duke e llogarit që në mesin e futbollistëve tanë e kemi pasur edhe një 16-vjeçar, Bleon Sekiraqa, i cili ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet duke qenë edhe befasia e turneut. Sido që të jetë, duke e analizuar në aspektin profesional që atje kemi marr pjesë me vetëm dy futbollistë që e kanë bartur barrën në ekipin e parë gjatë kampionatit, atëherë mendoj se ne kemi mbërri një sukses të jashtëzakonshëm duke e llogaritur se atje ekipet e Bundesliga III dhe IV marrin pjesë me lojtarët më të mirë që kanë. Dhe normalisht janë aktivitete që luhet në hapësira të ngushta dhe normalisht vije në shprehje cilësia e teknikës vjen në shprehje dhe më këtë jemi të kënaqur, si dhe me angazhimin dhe rezultatin e arritur. Kurse, befasi për të mirë ka qenë edhe përzgjedhja e Lorik Boshnjakut si futbollisti më i mirë i turnirit të fundit që dëshmon për cilësinë tonë”, ka analizuar, menaxheri i klubit, Arsim Thaqi.

Teknikisht jemi aty – jemi larg me qëndrueshmëri fizike
“Normalisht, rezultati për ne nuk ka qenë në plan të parë, por të marrim përvojë. Me këtë nivel që kemi garuar, nuk jemi larg. Por, ka gjëra që dallojnë siç është pjesa e forcës, e përgatitjes fizike dallon, sepse ata kanë qëndrueshmëri më të madhe, kanë karakter tjetër që kanë duele shumë të forta. Kurse, ne kemi lojtar teknikisht shumë të mirë. Ndërsa, ata luajnë me pasimin e parë, kurse futbollistët tanë duan që të tregojnë edhe disa cilësi individuale dhe pastaj ndikon në rezultat”, ka thënë Thaqi.

Sh. Kelmendi:  Na mungon forca – e kemi tekniken

“Ky turne ka shumë domethënie, sepse pak a shumë kemi parë nivelin tonë me nivelin e tyre. Dhe, të jem modest, mos të them që kemi nivel zero, por ata bënin lojë shumë më të shpejtë, të fortë fizikisht dhe e kemi parë se sa jemi të përgatitur kundër tyre. Pra, për të arritur në nivelin e tyre, na duhet shumë për të punuar, sepse nuk është që ata kanë më shumë se sa ne, sepse kemi pasur ndeshje që kemi luajtur më mirë se ta, por që hendikep ishte edhe mosadaptimi ynë në ato kushte të futbollit të sallës. Ndërsa, në përgjithësi me çfarë ekipe të re kemi marrë pjesë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen tonë, përveç që me turnirin e parë kemi pasur problem adaptimin, sepse në tre turnirët tjerë kemi dëshmuar edhe ne kualitetet tona, sidomos teknike”, ka thënë Shend Kelmendi. 


FC Prishtina kthehet nga Gjermania by gazetazeri