Lajme

Skuadra mbajti stërvitjen - nesër ndeshja

Skuadra mbajti stërvitjen - nesër ndeshja

Të gjithë futbollistët e gatshëm për të dhënë maksimumin

Esche/Luksemburg, 10 korrik 2018 - Skuadra sot nga ora 17:00 ka shkelur fushën e stadiumit “Emile Mayrisch” në të cilën nesër nga ora 18:00 do të ndeshet me skuadrën vendase, SC Fola Esch.

Fusha e përsosur, koha e vranët dhe e freskët, ka shërbyer që skuadra mjaft mirë të akomodohet me kushtet e nesërme të lojës.

Skuadra nuk ka asnjë problem, të 22 futbollistët që kanë udhëtuar janë të gatshëm të japin maksimumin. Por, ekipi titullar si dhe 18-ja do të përcaktohen vetëm nesër.

Përndryshe skuadrën e priten edhe tifozë shqiptar e ndër ta që informuan edhe për detaje tjera.

Për transmetimin e ndeshjes klubi ende nuk ka njohuri, sepse në Kosovë nuk e transmeton askush, por po bëjmë përpjekje që të sigurojnë sinjalin për facebook-un e klubit si dhe për televizionin digjital Zëri News. Edhe nëse nuk sigurojmë sinjal të transmetimit,do të provojmë që të kemi pamje direkt të siguruara me incizim të klubit.