Lajme

Skuadra mban seancën e parafundit stërvitore

Skuadra mban seancën e parafundit stërvitore

Bënë edhe testin zyrtar

Tiranë, 20 qershor, 2021 - Skuadra sot ka mbajtur seancën e tretë stërvitore në grumbullimin të karantinuar në Tiranën.

Ndryshe nga dy ditët më herë kur punoi në fushën ndihmëse të “Skënder Halili”, sot ekipi stërviti në stadiumin “Selman Stërmasi”.



Po ashtu sonte skuadra ka bërë testin zyrtar para takimit.

Nesër nga ora 20, skuadra mban seancën zyrtare stërvitore një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena”.

Ndeshja gjysmëfinale ndërmjet kampionëve të San Marinos, Folgore dhe Prishtinës, luhet të martën më 22 qershor në “Elbasan Arena” nga ora 20:00.

Mendurim Hoti