Lajme

Skuadra mban vetëm seancën e paraditës (video)

Skuadra mban vetëm seancën e paraditës (video)

Antalyan ka përfshi mot jashtëzakonisht i keq

Lara/Antalya, 24 janar 2019 - FC Prishtina ka vazhduar me ditën e dytë të përgatitjeve në Antalya. Përderisa paradite punoi në palestrën e fitnesit dhe në fushën e hotelit, seanca e pasdites u anulua. Pothuajse të gjitha skuadrat evropiane që  ndodhen në Antalya, e kishin të pamundur t’i zhvillonin ndeshjet e tyre miqësore apo të mbanin seanca stërvitore. Era e madhe me shpejtësi deri në 60 km në orë të përcjellë me të reshura të rrëmbyeshme shiu ka vazhduar më shumë se dy orë, duke e pamundësuar punën. Sidoqoftë, parashihet që moti të këndellet ose të paktën të ndalet era e madhe dhe që nga nesër, jo vetëm Prishtina, por të gjitha skuadrat që ndodhen në rajonin e Antalyas do t’i vazhdojnë seancat e tyre të rregullta.

Prishtina ndeshjen e saj të parë miqësore e zhvillon këtë të shtunë më 26 janar me skuadrën e elitës së Ukrainës, Desna.