Lajme

Skuadra mbërrin në shtëpi

Skuadra mbërrin në shtëpi

Deri me 15 korrik pushim

Prishtinë, 4 korrik 2019 – Pas 22 orësh udhëtim jashtëzakonisht të lodhshëm, skuadra sot ka mbërri në Prishtinë. Të lodhur, maksimalisht të dëshpëruar nga eliminimi, sikur nuk mjaftonin këto, futbollistët u ndjenë të fyer, të ofenduar nga orkestrimet kinse për shitje të ndeshjes. E padëgjuar të mendohet për një turp të tillë!

Skuadra shkon në pushim deri me 15 korrik kur rifillon fazën e përgatitjeve për kampionat, të bindur që është krijuar ekipi i duhur dhe me futbollistët e rikthyer nga lëndimi dhe dy futbollistët tjerë që do të licencohen.