Lajme

Skuadra mbyll përgatitjet në Istog

Skuadra mbyll përgatitjet në Istog

I vazhdon në Prishtinë në fushë artificiale

Prishtinë, 9 gusht 2020 - Me të mësuar kundërshtarin në raundin paraeliminator në UEFA Evropa Ligë, FC Prishtina me seancën stërvitore të pasdites, ka mbyllur fazën përgatitore në Istog duke iu shmangur fushës me bari natyral për t’u rikthyer sërish në fushën artificiale për t’u përshtatur me rrethanat e stadiumit në Gjibraltar.

Përndryshe, në një qytet mikpritës si Istogu, skuadra ka kaluar në çdo aspekt jashtëzakonisht mirë, si me tretman, si me punën në fushën “Demush Mavraj” të Istogut.

FC Prishtina falënderon publikisht, si hotel “Trofta” dhe të gjithë qytetarët e Istogut për mikpritjen e ngrohtë ndaj ekspeditës sonë.