Lajme

Skuadra më e bashkuar se kurrë

Skuadra më e bashkuar se kurrë

Kërkon edhe ndihmën maksimale të adhuruesve për dy ndeshjet e ardhshme

Prishtinë, 2 maj, 2017 – Skuadrën sot ka vizituar edhe ish-futbollisti i Prishtinës, kameramani i TV Klan, autori i pamjeve filmike të ndeshjes në Pejë, Alban Bellopoja. Lirisht mund të themi, sikur mos të ishin pamjet e tij autentike, futbollisti Liridon Leci mbase do të gjendej ende i mbyllur prapa grilave. Por, ato pamje kanë sqaruar, se ndaj Liridon Lecit fare nuk qëndron akuza e sulmit ndaj personit zyrtar, për çka edhe ishte akuzuar.

Ndërsa, futbollistit, shtabi teknik, më të bashkuar se kurrë, kërkojnë fitoret e radhës në Kastriot, së pari të dielën më 7 maj (ora 16.00) kundër Llapit, e pastaj të mërkurën më 10 maj kundër Lirisë po në Kastriot.

Pra, futbollistët iu bëjnë apel adhuruesve të klubit që në numër sa më të madh të mbështesin skuadrën, sepse vetëm të bashkuar mund t’ia dalim drejt rrugës së vetme në garat ndërkombëtare.
Arsim Thaqi