Lajme

Skuadra nesër përfundon përgatitjet në Banjë

Skuadra nesër përfundon përgatitjet në Banjë

Të martën miqësore me Vëllaznimin në Gjakovë

Prishtinë, 28 korrik, 2017 – Bardhekaltrit edhe nesër qëndrojnë në Banjë dhe në darkë kthehen në kryeqendër.

Ndërsa, ndeshja miqësore e paralajmëruar si mundësi me Dukagjinin e Klinës nuk zhvillohet, por bardhekaltrit do t’i kenë dy miqësore javën e ardhshme.

Të martën më 1 gusht nga ora 17:00 takohet me Vëllaznimin.

Ndërsa të dielën më 6 gusht nga ora 17:00 në Shkup takohet me Shkupin.