Lajme

Skuadra nesër udhëton në përgatitje

Skuadra nesër udhëton në përgatitje

Nga 25 janari deri më 8 shkurti në “Titanic” Antalya

Prishtinë, 24 janar, 2018 – Skuadra bardhekaltër udhëton nesër herët në mëngjes për Antalya të Turqisë për përgatitjet e dimrit. Skuadra niset në ora 06:30 nga rruga prapa teatrit, kurse ateron nga Aeroporti i Sllatinës prej orës 09:00.

Gjatë qëndrimit dyjavor në Lara të Antalyas, klubi deri tani ka aranzhuar dy ndeshje, ndërsa ndeshjen e tretë do të aranzhoj ndërkohë.

Më 31 janar takohet me Akademija Pandev nga Strumica e Maqedonisë – anëtare e elitës së futbollit maqedonas, renditet e 4-ta në kampionatin e shtetit tonë fqinjë.

Më 3 shkurt Prishtina takohet me Diosgyor të Hungarisë, anëtare e elitës së futbollit hungarez, e 6-ta e kampionatit hungarez.

Në listën e udhëtimit të skuadrës janë 35 anëtarë.

Mirel Josa (kryetrajner), Artan Luzi e Armend Simnica (ndihmëstrajner), Ahmet Beselica (trajner i portierëve), Atdhe Halimi e Alban Llumnica (fisioterapeut),Ruzhdi Gashi (ekonom), Fatos Hoxha (sekretar), Avni Durmishi (përgjegjës për media).

Ndërsa nga ekipi udhëtojnë:

Portierët: Visar Bekaj, Alban Muqiqi, Laurit Behluli.

Mbrojtës: Përparim Osmani, Lorik Maxhuni, Abdul Bashiru, Gentrit Dumani, Agon Xhaka, Armend Dallku, Debatik Curri, Ben Nash Quansah, Visar Musliu.

Mesfushor: Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Mergim Pefqeli, Ergyn Ahmeti, Qendrim Zyba, Drashko Bozhoviç.

Mesfushor ofensivë: Arbër Hoxha, Gauthier Mankenda, Kastriot Selmani, Bleon Sekiraqa, Liridon Fetahaj, Mentor Mazrekaj, Blend Baftiu.

Sulmues: Ahmed Januzi, Basit Abdul Khalid.