Lajme

Skuadra nga e premtja në Banjë të Pejës

Skuadra nga e premtja në Banjë të Pejës

Përgatitjet fizike do t’i mbaj ish-trajneri kondicional i Napolit, Corrado Saccone

Corrado Saccone

Prishtinë, 19 korrik, 2017 -Skuadra sot po mban seancën e dytë stërvitore pas rikthimit nga pushimi dhe asaj për dhjetë ditë me mundësi zgjatjeje do t’i ndihmojë dhe përgatitjet fizike do t’i udhëheq trajneri kondicional, italiani Corrado Saccone.

Saccone ka punuar në Napoli nga edicioni 2010/11 deri në vitin 2016. Ndërsa nga edicioni 2016/17 punon në skuadrën mike nga Tirana, Partizani.

Kurse skuadra fazën e dytë përgatitore do të mbaj në kushtet ideale për punë në Banjë të Pejës në hotel, “Onix”. Bardhekaltrit në “Onix” do të qëndrojnë deri të dielën më 30 korrik.

Corrado Saccone