Lajme

Skuadra nis përgatitjet

Skuadra nis përgatitjet

Aksionarët presin futbollistët

Prishtinë, 6 janar 2019 – Sot zyrtarisht kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror.

Skuadra ka nisur punën së pari në palestër, konkretisht në fitnes.

Ndërsa, futbollistët janë pritur nga aksionarët e klubit, Remzi Ejupi, Rrahman Haradini, Fikret Maqastena,  nga të cilët futbollistëve iu është premtuar korrektësi maksimale sidomos financiare, ndërkohë nga ta është kërkuar, sidomos regjim strikt i disiplinës me synim të qartë të rikthimit të titullit në kryeqendër.

Po ashtu, kryetari i klubit, Remzi Ejupi, para futbollistëve ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Granit Begolli, i cili para lojtarëve ka premtuar që do të jetë pran tyre për çdo kërkesë apo problem që do të kenë ata.

Njëzëri, kryetrajneri Dallku, kapiteni Thaqi, kanë premtuar përkushtim maksimal drejt qëllimit të vetëm që ka klubi, titullin e kampionit.