Lajme

Skuadra niset për përgatitjet e Antalise

Skuadra niset për përgatitjet e Antalise

13 ditë qëndrim - 4 ndeshje miqësore

Prishtinë, 19 janar 2020 - Ekspedita e Prishtinëd sot ka lëshuar kryeqendrën ku do të zhvendoset në Antali të Turqisë për përgatitjet e stinorit pranveror.

Në hotel “Titanic”, aty ku FC Prishtina ka gjetur tretmanin e duhur tash e tre vite, do të qëndroj për 13 ditë ku do t’i zhvilloj edhe katër miqësore, më 22 janar kundër Arda (Bullgari), 26 janar kundër Kolos (Ukrainë), më 28 janar kundër Chertanovo - kategoria e dytë ruse (në vend të Cherno More të Bullgarisë që ishte e paraparë) dhe 30 janar kundër Ordabasy (Kazakistan) .

Me skuadrën do të udhëtojnë 23 futbollistë:
Portierë: Visar Bekaj, Eglant Haxho, Alban Muqiqi
Mbrojtës: Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Leotrim Bekteshi, Ahmet Haliti, Diar Miftaraj, Ermal Vitija, Tun Bardhoku.
Mesfushorë: Qendrim Zyba, Lorik Boshnjaku, Ardit Hila, Endrit Krasniqi, Ergyn Ahmeti.
Lojtarë krahu: Leonit Abazi, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Kreshnik Uka.
Qendërsulmues: Ahmed Januzi, Oto John, Alban Shillova.
Në prova: Nils Mema.
Shtabi teknik: Kryetrajner Armend Dallku.
Trajnerë: Artan Luzi, Debatik Curri, Armend Simnica. Trajner i portierëve: Ahmet Beselica.
Fisioterapeut: Alban Llumnica, Atdhe Halimi. Ekonom: Ismet Kqiku.
Drejtor sportiv: Granit Begolli. Përgjegjës për media: Avni Durmishi. Menaxher: Faton Zejnullahu.