Lajme

Skuadra rikthehet në fushë të madhe

Skuadra rikthehet në fushë të madhe

Skuadra rikthehet në fushë të madhe

Nesër miqësorja me Onixin (12:00h)

Prishtinë, 18 janar 2019 – Pas shumë ditësh skuadra sërish del në fushë të madhe. Pas pastrimit të borës në fushën e 2 Korrikut, skuadra ka filluar të akomodohet sërish me tapetin e gjerë artificial të stadiumit të 2 Korrikut. Kjo edhe për arsye të ndeshjes së nesërme testuese kundër anëtarit të Ligës së parë, Onixit nga Banja e Pejës. Ndeshje kjo që do të nis nga ora 12:00. Ndërsa të martën më 22 janar ekipi udhëton në Turqi për përgatitjet dyjavore.