Lajme

Skuadra rikthehet në shtëpi pas dy vitesh

Skuadra rikthehet në shtëpi pas dy vitesh

Ndjenjë e papërshkrueshme

Prishtinë, 12 gusht 2018 - Ora është 19:20 kur skuadra duke e respektuar organizimin e ndeshjes si të ishte ndërkombëtare, mbërrin me autobus nga shtëpia e deritanishme, gjegjësisht fusha stërvitore e 2 Korrikut. Të parët dalin stafi teknik nga dera parë,  e shumë shpejt edhe futbollistët nga dera e dytë. Por, disi të hutuar,  të harruar për ndjenjën e kthimit në shtëpi. Pa u çmallur shumë me pamjen e jashtme, me hap të shpejtuar, të gjithë ekspedita futet në teshatoret mysafire - Prishtina nesër në fushë del si mysafire.

Ende pa pushuar mirë, kryetrajneri Josa dhe kapiteni në këtë ndeshje, portieri Bekaj nguten për në konferencë për shtyp.

Mirel Josa - Visar Bekaj

 

Ora kishte shkuar në 19:50 dhe skuadra po priste të dilte në fushë pas përfundimit të stërvitjes nga “vendasit” e Dritës. Por, jo vetëm lojtarët, hiç stafit teknik të skuadrës që po e shprehnin gëzimin në mënyra të ndryshme të rikthimit pas dy vitesh, të tjerët si të mpirë, të hutuar, të heshtur, para një objekti gjigant që për dy vite ishin shpenzuar 10 milion euro dhe e kuptueshme, asgjë më s’ishte siç kishte qenë më parë. Objekt madhështor me shumë korridore si labirinte dhe krejt në mes të objektit të katit të parë - hapësirë  e madhe e pastaj drejtimi drejt fushës. Këtu, më në fund sikur u çliruan edhe futbollistët dhe po u buzëqeshte fytyra e zemra pa dyshim. Si me instikt, e disa duke u ndal te vija dhe sipas fesë që praktikojnë, të gjithë u futën me këmbë ntë djathtë, për mbarësi, për fat - për e mot e gjatë!

Skuadra nuk vonoi shumë dhe menjëherë iu qas stërvitjes njëorëshe. Në skajin jugperëndimor të fushës, fotografë e gazetarë të shumtë dhe kryetrajneri Josa iu dha leje të filmonin sipas dëshirës tërë seancën. Por, a ka që qëndron në fushë?! Mushkonjat kishin okupuar tërë stadiumin nga ndriçimi i reflektorëve dhe thuajse të gjitha mushkonjat e kryeqendrës ishin mbledh me një vend. Sidoqoftë, drejtori i sapoemëruar i stadiumit i emëruar nga Komuna, Benet Rezniqi dha fjalën që nesër do të dezinfektohet hapësira.

Mirel Josa - Arbnor Morina

Mirel Josa

Ndërsa, seanca stërvitore sa shkonte e intensifikohej, në stadium arritën edhe udhëheqja e klubit që nga afër përcolli atë.

Remzi Ejupi

Ndërsa nga lëndimi i pësuar dje në stërvitje bëri që mbrojtësi Leotrim Bekteshi nga pankina t’i përcillte bashkëlojtarët. Pra, pa tre mbrojtësit e qendrës (Dallku e Curri të suspenduar me kartonë, Bekteshi i lenduar) e pa Korenicën në mesfushë (po me kartonë), Prishtina do të provoj të rrëmben Superkupën e 10-të në histori të klubit.

Leotrim Bekteshi

Meriton Korenica - Armend Dallku

Debatik Curri

Nga informatat e marra, thuhet se tribuna lindore tani më është shitur e dihet që ajo tribunë është simboli i Prishtinës dhe ku në jug do të jenë të vendosur Plisat, atëherë skuadra s’ka pse nuk e jep atomin fundit për edhe një trofe - kundër skuadrës së Dritës, skuadër kjo që ishte fundit që ishte paraqitur në kryeqendër para dy vitesh dhe ishte mposhtur për trofeun e çmuar të Kupës.

Ndeshja fillon nga ora 20:00.

Të gjitha fotografitë tjera i gjeni në facebook FC Prishtina