Lajme

Skuadra rikthehet në shtëpi

Skuadra rikthehet në shtëpi

Sot pushim, nesër stërvitja

Prishtinë, 30 qershor 2018 – Pas 21 ore udhëtim sfilitës, skuadra sot është rikthyer në kryeqendër. Pas lodhjes së madhe futbollistët sot e kanë pushim, ndërsa nesër nga ora 15:00 mbahet seanca stërvitore në fushën e 2 Korrikut.

Ndërsa të enjten nga ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës e pret në ndeshjen kthyese me Europa FC.

Megjithëse Prishtina e ka rezultatin e favorshëm, skuadrës i duhet ndihmë e madhe e adhuruesve me që rast iu bëjmë apel të gjithë tifozëve bardhekaltër që në numër sa më të madh të jenë prezent – ndeshja nuk do të jetë e lehtë, duhet angazhuar maksimalisht.