Lajme

Skuadra rinis stërvitjet

Skuadra rinis stërvitjet

Nga e hëna më 12 qershor deri të premten më 16 qershor skuadra transferohet në Gjakovë

Prishtinë, 9 qershor, 2017 – Pas pushimit një javor, kanë nisur seancat stërvitore që do të mbahen deri të hënën në Kastriot. Pra, ka filluar faza përgatitore për UEFA Evropa Ligë.

Bardhekaltrit sot kanë mbajtur një seancë stërvitore, nesër do të punojnë dy herë në ditë, ndërsa të dielën me seancën e paradites mbyllen tre ditët e para në fushën e KEK-ut.

Ndërsa, nga e hëna më 9 qershor deri të premten më 16 qershor, skuadra zhvendoset në Gjakovë ku do të qëndroj në hotel “Jakova”, kurse do të shfrytëzoj stadiumin e Vëllaznimit meqë rast FC Prishtina e falënderon jashtë zakonisht shumë. 

Thaqi: Falënderim KF Vëllaznimit

“Sot kemi filluar me stërvitjen e parë pas pushimit, ndërsa nesër dy herë në ditë, Të dielën e mbajmë vetëm një seancë stërvitore paradite, sepse janë zgjedhjet për ta kryer obligimin qytetar dhe Përfaqësuesja jonë ka ndeshje. Por, nga dita e hënë zhvendosemi deri të premten në Gjakovë. Janë kushte shumë të mira që na ka ofruar Vëllaznimi për çka i jemi shumë mirënjohës, ndërsa do të vendosemi nën kushtet optimale në hotel “Jakova”, ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi.