Lajme

Skuadra sot mbajti një seancë stërvitore

Skuadra sot mbajti një seancë stërvitore

Të martën miqësore me Chayka të Rusisë

Lara/Antalya, 24 janar 2021 - Futbollistët e Prishtinës pas ndeshjes së djeshme me Dritën për Superkupë (3-1), paraditen e sotme kishin të lirë, kurse pasdite mbajtën seancë të lehtë stërvitore.

Nesër sërish mbahen dy seanca stërvitore, paradite në fushë, kurse pasdite në sallën e fitnesit.

Ndërsa të martën skuadra ndeshet në miqësore me anëtarin e Kategorisë së dytë të Rusisë, Chayka.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë duke gëzuar formë të përsosur fizike dhe ndryshe nga ndeshja me Dritën, kundër skuadrës ruse pritet të paraqiten të gjithë futbollistët në dispozicion.

Përveç me Chaykan, skuadra do të ketë përballje testuese edhe me Orenburgun e Rusisë (29 janar), kandidat për t’u inkuadruar në elitën e futbollit rus, dhe me skuadrën e elitës së futbollit ukrainas, Rukh Lviv (31 janar).