Lajme

Skuadra sot seancë të lehtë pas ndeshjes

Skuadra sot seancë të lehtë pas ndeshjes

Stërvitja u mbajt në “Skënder Halili”

Albin Prapashtica

Tiranë, 23 qershor, 2021 - Pas ndeshjes së mbrëmshme, sot skuadra iu rikthye procesit stërvitor. U mbajt seancë të lehtë rikuperimi - për titullarët e djeshëm dhe aerobie për të tjerët.

Treningu u mbajt në fushën ndihmëse të Tiranës në “Skënder Halili” nën temperaturat tropikale e që skuadra duket se mjaft mirë është adaptuar me to.

Nesër nga ora 18, ekipi mban seancën zyrtare para finales të së premtes, të dyja këto në “Elbasan Arena”.

Erdin Dushi