Lajme

Skuadra sot vazhdon me përgatitje

Skuadra sot vazhdon me përgatitje

Shillova në ora 17 mëson shkallën e lëndimit

(Foto: lëndimi i Shillovës, minuta e 6-të)

Prishtinë, 28 qershor 2019 – Pas ndeshjes së mbrëmshme, skuadra do të vazhdoj sot me seanca stërvitore deri të shtunën, kurse në orët e hershme të së dielës udhëton në Gjibraltar.

Të gjithë në klub dhe ekip janë të bindur që raundi mund të kalohet dhe duhet të rikthehet sa më shpejtë vetëbesimi tek futbollistët të cilët janë të vetëdijshëm se dje ka qen rezultat jashtëzakonisht i keq dhe tani duhet të japin gjithçka nga vetja që të rikthehen nga udhëtimi me kualifikim tutje.

Brengosëse është situata me Shillovën pas lëndimit të djeshëm në minutën e 5-të. Shillova me lëndim kishte nxjerrë penalltinë dhe kishte luajtur deri në minutën e 49-të, por trajnerët më tepër se aq nuk kanë guxuar të rrezikonin.

Shillova sot ka kontrollin e detajizuar në ora 17:00 tek doktori , specialist i ortopedisë, Qerim Kida. Njëherësh FC Prishtina është jashtëzakonisht mirënjohëse doktor Kidës dhe Spitalit Royal Medical, të cilët janë duke e mbështetur skuadrën maksimalisht.

Momentalisht skuadra është pa asnjë qendërsulmues në dispozicion dhe do të provohet maksimalisht që mbase Khalid mund të provohet të rikuperohet për disa minuta lojë.

Kurse, Korenica dje ka zhvilluar minutat e para që pas lëndimit të rëndë me KEK-un duke na dhënë të shpresojmë që në Gjibraltar kontributi i tij do jetë shumë më i madh se sa në ndeshjen e mbrëmshme.

Thjesht, skuadrës i duhet besimi, duhet të shënoj dhe për herë të parë duhet t’ia dal të fitoj ndeshje si mysafire në Evropë.