Lajme

Skuadra stërviten lehtë para ndeshjes së sotme

Skuadra stërviten lehtë para ndeshjes së sotme

Nga ora 20:00, Tirana - Prishtina

Tiranë, 5 gusht 2018 - Pas mbërritjes mbrëmë në Tiranë dhe akomodimit në hotel “Mondial”, skuadra sot pas mëngjesit ka bërë një stërvitje të lehtë, më shumë relaksuese dhe të ambientimit me temperaturat tropikale të Shqipërisë.

Në grumbullim me skuadrën, në miqësoren që për herë të parë ndonjë medium transmeton miqësore skuadrash, janë 19 futbollistë.
Portierë: Visar Bekaj e Alban Muqiqi.

Mbrojtës: Armend Thaqi, Përparim Osmani, Ahmet Haliti, Leotrim Bekteshi, Agon Xhaka, Abdul Bashiru e Jamal Arago që sot pritet të luaj si mesfushor.

Mesfushor: Donat Hasanaj, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda dhe Kastriot Selmani.

Sulmue: Arbër Hoxha e Alen Jasharoski.

Përndryshe mungojnë Dallku që ka vazhduar pushimin përshkak se është i pezulluar për 3 ndeshje e ardhshme zyrtare dhe skuadrës do t’i bashkohet nga e hëna, ndërsa Pefqeli, Zyba e Khalid janë në rikuperim e sipër. Kurse Debatik Curri nga ky edicion do të punoj me skuadrën, por do të jetë në stafin e trajnerit duke i dhënë ngadalë fund karrierës brilante që ka pas vetes.

Ahmed Januzit i ka skaduar kontrata dhe më nuk do të jetë  pjesë e Prishtinës dhe skuadra tani është në kërkim të një sulmuesi tjetër, por jo me patjetër. 

Ndeshja e sotme që zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi” dhe fillon nga ora 20:00, transmetohet drejtpërdrejtë nga Supersport.