Lajme

Skuadra stërvitet në ambient të hapur

Skuadra stërvitet në ambient të hapur

Dy stërvitje brenda ditës – javën e ardhshme ikën jashtë vendit

Kastriot, 16 janar, 2017 – Futbollistët e Prishtinës, për herë të parë në vitin 2017 kanë dalë në ambient të hapur, në fushën ndihmëse, të mbuluar me borë, të stadiumit, “Agron Rama”, në Kastriot. Kurse, pasdite do të punojnë në palestrën e sporteve në Kastriot.

Dy herë në ditë do të punohet gjatë tërë javës, pastaj në fillim të javës së ardhshme skuadra do të ikën jashtë vendit.

Fotografitë nga stërvitja e sotme mund t’i gjeni në facebook, në grupin zyrtar të FC Prishtina.


https://www.facebook.com/114379003537/photos/?tab=album&album_id=10155714053473538