Lajme

Skuadra stërvitet nga e hëna në Kastriot

Skuadra stërvitet nga e hëna në Kastriot

Më 23 janar në përgatitje jashtë vendit

Prishtinë, 13 janar, 2017 – Futbollistët e Prishtinës deri sot kanë punuar në ambient të mbyllur, kurse nga e hëna, më 16 janar nga ora 10.00, vazhdojnë seancat stërvitore në Kastriot.

Më 23 janar, skuadra udhëton për përgatitje jashtë vendit. Ndërsa, varësisht nga kushtet, skuadra edhe pas 3 shkurtit mund të ikën edhe për fazën e dytë jashtë vendit.