Lajme

Skuadra vazhdon përgatitjet në Durrës

Skuadra vazhdon përgatitjet në Durrës

Të mërkurën miqësore me Partizanin “B”, të shtunën me Lushnjën

Prishtinë, 23 janar, 2017 - Bardhekaltrit janë të vendosur në hotel “Pameba” të Golemit në Durrës. Ndërsa po punohet dy herë në ditë, kurse sot seanca është mbajtur në fushën ndihmëse të stadiumit të Teutës, “Niko Dovana”.

Po ashtu, gjatë qëndrimit tetë ditor, skuadra do të zhvilloj dy ndeshje kontrolluese.

Të mërkurën nga ora 13.30 në kompleksit e fushave me bari sintetik në Pezë, Prishtina takohet me Partizanin “B”.

Kurse, të shtunën skuadra jonë luan në Lushnjë në stadiumin e këtij qyteti kundër skuadrës vendase homonime.