Lajme

Sonte përfundon afati kalimtar

Sonte përfundon afati kalimtar

Tre ardhje - tetë huazime

Prishtinë, 31 janar 2020 - Sonte zyrtarisht në ora 24 përfundon afati kalimtar i dimrit. FC Prishtina në këtë afat është përforcuar me sulmuesin nga Skënderbeu i Korçës, Oto John, ndërsa dy të rinj, njëri nga Gjermania, shtetasi nga Shqipëria, Nils Mema dhe Ermal Vitija nga skuadra e re U19 e Prishtinës kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin tonë.

Ndërkohë, klubi ka huazuar tetë futbollistë të saj në skuadrat tjera.

Alban Shillova huazohet në Drenicë, Agon Xhaka në Besë të Pejës, Trimror Selimi, Ramush Ramadani dhe Jon Bajgora në Ulpianë, Art Maloku e Armend Gashi në Vëllaznim dhe Lis Ahmeti në Ramiz Sadik.