Lajme

Sot hedhet shorti i çerekfinales së Digitalb Kupës

Sot hedhet shorti i çerekfinales së Digitalb Kupës

Kanë mbetur shtatë skuadra – njëra pa lojë në gjysmëfinale

Prishtinë, 16 shkurt 2018 – Sot nga ora 14:00 në lokalet e FFK-s bëhet hedhja e shortit të Digitalb Kupës së Kosovës. Shorti është i vlefshëm për raundin e çerekfinales (1/4), ndërsa kanë mbetur edhe shtatë skuadra. Prishtina, Llapi, Drita, Drenica, Gjilani, Vëllaznimi dhe Vushtrria. Në gjysmëfinale njëra nga shtatë skuadrat do të kualifikohet pa lojë. Ndërsa edhe në këtë raund zhvillohet vetëm një ndeshje eliminuese.

(Foto: FC Prishtina fituese e Kupës 2015/16)