Lajme

Sot hedhet shorti për raundin e parë kualifikues të UEL

Sot hedhet shorti për raundin e parë kualifikues të UEL

Rangers, Brondby, Molde, Cork, Crusaders

Prishtinë, 18 qershor 2019 – Sot nga ora 15:30 bëhet hedhja e shortit të UEFA Europa Leaguge për raundin e parë kualifikues. Pas ndarjes së skuadrave në mënyrë kompjuterike në 9 grupe, fituesi i ndeshjes Prishtina/St Joseph’s ndodhet në të 4-në, grup mjaft i vështirë ky. Kundërshtarë të mundshëm janë skuadra e Molde të Norvegjisë, aktualisht në vendin e parë në klasifikimin e kampionatit Norvegjisë, pastaj skuadra më e njohur daneze Brondby nga Kopenhaga si dhe njëra ndër dy skuadrat ikone të Britanisë, gjegjësisht të Skocisë, Rangers. Dy skuadrat tjera konsiderohen më të lehta, si Cork e Irlandës dhe Crusaders e Irlandës së Veriut.